Yzeiri për Report Tv: 21 janari dhe Gërdeci duhet të hetohen në themel!

17 Janar, 14:41

Analisti Ilir Yzeiri thotë në Report Tv se 21 janari dhe Gërdeci janë dy çështje që duhet të hetohen me themel. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Yzeiri thotë se tashmë drejtësia është e vendosur që t’i shkojë deri në fund çështjeve sensitive dhe se nuk ka më frikë të prekë politikanë si Berisha dhe Ilir Meta që dikur cilësoheshin ‘të paprekshëm’.

Ai thekson se tashmë është e rëndësishme që ata shkojnë në dyert e drejtësisë si qytetarë të thjeshtë.