Zaptimi i hapësirave në QS/ Rama: Po mundohemi të prishim kontratat, po Nishani ç'pati?

2 Shkurt 2019, 12:44

Kryeministri Rama deklaroi sot se qeveria ka nisur proceset gjyqësore për të prishur kontratat me personat që kanë zaptuar hapësirat në Qytet Studenti. Rama kishte një përgjigje edhe për Bujar Nishanin që deklaroi se do e padisë kreun e qeverisë për shpifje (lexo ketu), pasi ky i fundit akuzoi pak javë më parë se vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mensën në QS (lexo ketu).

"Aty ka qenë mensë, aty është lokali i një ministri, vëllait apo kunatit, ne po mundohemi të prishim kontratën e bërë nga ministri për vëllanë e vet. Por duhet të ruhesh, pasi kur shkon në gjyq, gjyqi mund të thotë se kontrata është e rregullt dhe jepi leket. Më bëri përshtypje Bujar Nishani, unë thashë vëllai i një Presidenti, kur ky u hodh përpjetë dhe tha nuk jam unë. Tha do të shkojmë në gjyq, hajde shkojmë, por kush tha emrin tënd. Kjo është situata e trashëguar. Fajin e kanë ata dhe nuk diskutohet" tha Rama.