Zbardhet dëshmia e Alma Beqirit në gjykatë: Historia u stis nga ‘ADEX-i’! Jam vetëm 200 mijë euro debitore te kompania

5 Qershor 2023, 11:57

Është zbardhur dëshmia e Alma Beqirit në sallën e gjyqit.

Ajo pretendon se e gjithë historia është stisur nga kompania postare.

Ajo ka thënë se është debitorë ndaj kompanisë në shumën 200 mijë euro dhe jo 3 mln siç pretendohet.

“Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti”  tha Beqiri, sipas gazetarit të Report TV, Armand Braho

Beqiri kërkon të bëhet auditim i pavarur. Ka qenë vetë posta që ka bërë denoncimin në polici të 46 vjeçares pasi pas një auditimi ka konstatuar se në arkën e saj mungonin 3 mln euro.