‘Zbardhet’ Korça, dëbora mbulon të gjithë zonën, mjetet borëpastruese në terren

30 Nëntor 2021, 10:00 | Përditesimi i fundit: 2021-11-30 10:11:54

Korçë- Ulja e temperaturave në qarkun e Korçës prej ditësh ka sjellë reshjet e para të dëborës për këtë vit. Dëbora ka mbuluar të gjithë zonën ndërsa më intensive kanë qenë zonat malore si Dardha e Voskopoja. Mjetet borëpastruese janë vënë në dispozicion në terren në mënyrë që të bëhet pastrimi dhe hedhja e kripës ne zonat e konsideruara si më problematike. Për drejtuesit e mjeteve apelohet të tregohen te kujdesshëm në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.