Zbardhet skema/ Si policët gjobisnin makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i fusnin në xhep, 22 policë në hetim! I paditi një shqiptar nga Kosova

20 Shtator, 11:43

 

Zbulohet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor. Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.