Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, për dosjen e ’21 Janarit’.
Komentet Balla i bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku e cilësoi 21 Janarin si tragjedi dhe krim shtetëror.


















