Zbehet simbolika e luleve e kartolinave për 7 mars, dhurata e zarfe për mësuesit! Nxënësit e prindërit nisin përgatitjet: S’i llogarisim lekët

6 Mars, 20:54

Edhe këtë vit, 7 marsi do t’u kushtojë jo pak familjeve shqiptare. Pavarësisht kostove, prindërit janë të gatshëm të shpenzojnë për të mos i diferencuar fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit thonë për Report Tv se bëhen bashkë duke futur deri në 2 mijë lekë për person.