Zbërthehet celulari i kenianes Joy Ayoko, zbulohen bisedat ditën e ngjarjes! Shoqërohen në Komisariat 6 persona, mes tyre ish i dashuri

29 Prill 2023, 15:36

6 persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, si persona të dyshuar ose që kanë dijeni për vrasjen e të resë nga Kenia,  Joy Ayoko. Report Tv ka mësuar se mes personave të shoqëruar është edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit. Mësohet se gjatë natës janë kontrolluar edhe disa banesa.  

Referuar asaj që shkruajnë mediat, ky shoqërim në Komisariat ka ardhur pas zbarthimit të telefonit të kenianes, ku janë gjetur biseda që kanë qenë të vlefshme për hetuesit. Mes tyre edhe biseda me Rodi Braçi, shoferin  e kazinosë ku ajo punonte me të cilin kishte një lidhje. Komunikimet mësohet se kanë ndodhur edhe ditën e ngjarjes ndërsa të dhënat e  përftuara ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se fillimisht e reja është thirrur për të zbritur poshtë në hyrje të godinës së Hostelit ku qëndronte e më pas është dhunuar barbarisht.