Zbrazet Kuvendi, deputetët ‘firojnë’ njëri pas tjetrit

5 Mars, 14:31 | Përditesimi: 5 Mars, 14:31

Ndërsa në Kuvend po vijon të flitet për projektligjin për arsimin parauniversitar, deputetët e ministrat ‘kanë firuar’ njëri pas tjetrit.

Salla është pothuajse e boshatisur, ku 12 deputetët që kanë mbetur, po marrin fjalën në foltore.

Ministri i Financave, Petrit Malaj është ‘qëndrestari’ i fundit i kolegëve të tij, ndërsa zv/kryetarja e parlamentit, Spahiu, po drejton seancën.

A.M/Shqiptarja.com