Zbulimi i laboratorit të falsifikimit në Yzberisht, Bregu e Rushiti falsifikonin certifikata pronësie e dokumente martese për përdorim jashtë vendit

17 Prill, 14:22

Përgjimet ishin provat që nxorën zbuluar grupin kriminal të falsifikimit të vulave të institucioneve shtetësore, pas informacioneve që Krimi Ekonomik kishte marrë për veprimtarinë kriminale.

Sipas burimeve, dy të arrestuarit Çlirim Bregu dhe Arben Rushiti, prej kohësh kishin arritur të ngrinin skemën e mashtrimit të falsifikimit, kryesisht të certifikatave të pronësisë së tokës dhe dokumenteve të martesave që klientët do i përdornin jashtë shtetit përfitime dokumentash.

Ka shumë raste ku të arrestuarit kundrejt pagesës kanë tjetërsuar prona apo kanë zgjeruar kufijtë, kryesisht në Kashar dhe Kamëz, por nuk mungojnë edhe rastet nëpër zona të tjera. Dokumentet e sekuestruara po verifikohen nga Krimi Ekonomik. Ndërkohë, vulat që u gjetën prodhoheshin nga vetë Bregu e Rushiti dhe i përkasin shumë institucioneve.