Zbulohen 13 të infektuar të tjerë në burgun 313! Ulërima dhe revoltë, të dënuarit kërkojnë lirimin

23 Prill 2020, 15:03 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 15:52:36

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë shënuar edhe 13 raste të reja me COVID në burgun 313 në Tiranë, pas rastit të parë, që u konfirmua pak ditë më parë, italianit të arrestuar në 2018 nga RENEA në Durrës, si pjesë si pjesë e organizatave mafioze.Sipas informacioneve te sigurta qytetari italian nuk ka pasur asnje kontajt me njerez nga jashte burgu qe nga data 4 mars dhe vizitat zyrtare jane pezulluar qe nga data 11 per te gjithe. Nuk dihet ende se cila pjese e stafit, apo i burgosur tjeter i arrestuar me pas, ka percjelle virusin brenda ambjentit te burgut ndoshta edhe pa shfaqur simptomat.

Sipas Ministrise se Shendetesise, pas identifikimit te te burgosurit italian me Covid 19, jane testuar 30 njerez te tjere qe per arsye te ndryshme kane pasur kontakt me te brenda burgut, 13 prej te cileve jane rezultuar pozitive. Ministria eShendetesise nuk ka dhene asnje sqarim se kush jane 13 te infektuarit, te burgosur, roje apo pjese tjeter e administrates se burgut. I kontaktuar nga ReportTv as ministria e Drejtesise dhe as Drejtoria e Burgjeve nuk ka dhene asnje njoftim ndaj masave qe jane marre per izolimin dhe ne rast se ka edhe te burgosur mes te te infektuarve, ku jane vendosur ne karantine ne menyre per te shmangur perhapjen e epidemise.or cfarë ndodh në këtë burg dhe a cfarë masash janë marrë? Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bëri një vëzhgim. Në portën kryesore të hyrjes është vendosur një njoftim që përveç stafit, u kërkohet të gjithë OPGJ-ve, prokurorëve dhe avokatëve që do të futen në ambientet e këtij burgu që të pajisjen me maska dhe doreza, pasi në të kundër nuk do të lejohen.