Zbulohen 510 fidanë dhe 2760 bimë kanabis në disa fshatra në Shkodër, në kërkim një 65-vjeçare

8 Qershor 2023, 09:50

Dronët kanë zbuluar 510 fidanë dhe 2760 bimë kanabis në disa fshatra të ndryshme të Shkodrës. Një 65-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kujdesej për një pjesë të bimëve narkotike në fshatin Lotaj.