Zbulohen parcela me kanabis në Lezhë e Durrës, asnjë i arrestuar

2 Qershor 2021, 20:18 | Përditesimi: 2 Qershor 2021, 20:32

Nga mali në det, parcela me kanabis po gjenden në gjithë vendin. Në zonën malore të Ungrejt në Lezhë janë asgjësuar 4 mijë rrënjë, ndërsa në Kepin e Rodonit në Durrës u gjetën rreth 30 fidanë. Për dy operacionet e fundit, ende nuk ka asnjë të arrestuar! Ndërsa në Krujë janë njohur me masën e sigurisë personat që u arrestuan të shtunën, për kultivimin e lëndës narkotike. 

b.ha./Shqiptarja.com