Zbulohet droni kamikaz nënujor i Ukrainës

26 Shtator 2023, 12:35 | Përditesimi i fundit: 2023-09-26 12:42:12

Përdorimi i dronëve kamikazë u ka sjellur gjithmonë suksese të dukshme ushtrisë ukrainase në territorin rus.

Shembulli i fundit i qasjes shpesh novatore të Ukrainës për të luftuar luftën vjen në formën e një droni nënujor. Sipas pamjeve të publikuara në internet, Marichka është një mjet i zi nënujor pa pilot, i cili është gjashtë metra i gjatë dhe ka një distancë prej rreth 1,000 km (621 milje), raporton agjencia e lajmeve sky news.

Thuhet se është një sistem i vetë-zhvilluar i bërë nga inxhinierë vullnetarë me një kosto prej 433,000 dollarë dhe mund të kryejë misione sulmi, transporti ose zbulimi.

Marichka pritet të përdoret në operacionet kamikaze kundër aseteve të Flotës Ruse të Detit të Zi, së bashku me infrastrukturat dhe institucionet e tjera kritike ruse.

    No videos found.