Zbulohet lidhja e taxhikistanezit me Shqipërinë, 24-vjeçari i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të PD-së

30 Prill 2020, 15:21

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Komron Zukhurov, terroristin e arrestuar një natë më parë në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është i afërm i bashkëjetueses së ish- deputetit të PD-së, së fundmi Asllan Dogjani. Report Tv kontaktoi me ish- deputetin Dogjani i cili u shpreh "Jam avokati i tij, do të flasë". Ditën që ka ardhur në Shqipëri, është marrë në Rinas nga bashkëjetuesja e ish- deputetit.

  •