Zbulohet nga gërmimet një ujëmbledhës 100-vjeçar, ndërpriten punimet për Bypass-in e Beratit

23 Nëntor 2021, 17:00 | Përditesimi i fundit: 2021-11-23 21:41:39

BERAT- Punimet që kanë filluar prej muajsh në Berat për ndërtimin e Bypass-it të qytetit janë ndërprerë pasditen e sotme për shkak se gjatë gërmimeve të kryera në lagjen muzeale "Goricë" ka dalë ujë dhe është zbuluar një gjysmë-hark i gdhendur me gurë, poshtë të cilit ndodhet edhe një tubacion shkarkues uji.

Pas konstatimit, firma kontraktuese ka ndërprerë punimet dhe ka njoftuar Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Berat. Në zonë kanë mbërritur 2 specialistë arkeologë të kësaj drejtorie, të cilët kanë bërë edhe inspektimin dhe matjet në vend.