Zbulohet parcela me kanabis në Malësi të Madhe, shpallet në kërkim roja i armatosur! 3 në pranga

8 Korrik 2023, 10:15

Një parcelë kanabisi është zbuluar në Malësi të Madhe, ndërsa është shpallur në kërkim një 51-vjeçar, i cili është filmuar nga policia duke ruajtur serën i armatosur. Në pranga kanë rënë tre persona të tjerë, ndërsa janë asgjësuar 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.