Zbulohet sa do rritet pensioni, ja kategoritë që përfitojnë! Eksperti: Ja si të njihni vitet e punës

1 Tetor, 20:38 | Përditesimi: 1 Tetor, 20:38

Debatet për pensionet sollën reagime të forta nga qytetarët në studio. Një e moshuar shpërtheu duke thënë se rritja prej vetëm 2.5% është tallje me pensionistët. Eksperti i ftuar shpjegoi se çfarë do të ndodhë me skemën e pensioneve, ndërsa një telefonues tregoi shqetësimin se vitet e punës nuk i janë njohur ende, edhe pse vitin tjetër del në pension. Të tjerë qytetarë u ankuan se me pagesat e sigurimeve nuk po arrijnë të plotësojnë kushtet, ndërsa një tjetër reagoi me indinjatë: “Po i vdesin pensionistët, pse u japin kaq pak lekë?”. Eksperti dha sqarime dhe këshilla mbi hapat që duhet ndjekur për njohjen e viteve dhe marrjen e pensionit.

r.k./Shqiptarja.com