Zbulohet sera me 520 rrënjë kanabis në fshatin Brret, autorët të paidentifikuar! Policia: Fidanët ishin të gatshëm për t’u mbjellë në tokë, u asgjësuan

28 Prill 2023, 11:09

Sera me 520 fidanë kanabisi gati për t’u mbjellë në tokë, janë zbuluar në fshatin Brret. Fidanët e dyshuar narkotikë u asgjësuan me anë të djegies.

Policia njofton se sera u zbulua si rezultat i kontrolleve intensive, në të gjithë territorin e rrethit Krujë, në zbatim të planit operacional policor antikanabis, të koduar “Territor i pastër”, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike.