Zbuloni Mirditën, perlën "e fshehur" mes maleve! Operatorët turistik bashkëpunim me Bashkinë për promovimin e resurseve

11 Maj, 13:06

Mungesa e promovimit por dhe hartimi i një pakete turistike të mirëfilltë e ka lënë Mirditën jashtë hartës së turizmit dhe pse ka një potencial të jashtëzakonshëm. Përpos natyrës së mrekullueshme dhe trashëgimisë kulturore janë hapur dhe bujtina që ofrojnë kushte të mira për akomodimin e turistëve.