Zelensky në Tiranë, Rama e pret në kryeministri! Sot samiti për Ukrainën! Firmoset traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit

28 Shkurt, 11:11

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nisi vizitën e tij në Tiranë, me një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku dhe u firmos traktati  i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy shteteve. Presidenti i Ukrainës viziton Shqipërinë për herë të parë, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve  nga Europa  Juglindore dhe Ballkani Perëndimor.