Zero ndërgjegjësim për distancën në Tiranë, qytetarët: Ne bashkë jemi edhe në shtëpi...

20 Mars 2020, 17:10

Edhe te zona e Pazarit të Ri situata është e njëjtë dhe e përsëritur me atë që ndodhi paradite, pasi të gjithë janë dyndur duke mos respektuar distancën nga njëri tjetri. Rregullin e kanë vendosur vetëm pronarët e dyqaneve që kanë vendosur perimetrin e sigurisë, distancën që në hyrje. Të pyetur nga Report Tv se përse nuk respektojnë distancën, një çift u shpreh për Report Tv se "Ne në një shtëpi jemi, por kur të shkojmë në shtëpi si do të rrimë?". Duket se shqetësimi kryesor për ta ishte harku kohor, pasi sipas tyre "nuk është i mjaftueshëm, ka shumë radhë dhe nuk ia vlen dhe do nuk do mblidhesh me shumë njerëz. Kemi bërë goxha shpenzime me ushqime në shtëpi".