Zgjatja e afatit të koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza' me 13 vjet, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës

5 Mars, 16:55

Të gjithë deputetët e Komisionit të Ekonomisë votuan pro rrëzimit të dekretit të presidentit Ilir Meta që ktheu për rishqyrtim ligjin për zgjatjen e afatit të koncesionit të Aeroportit Nënë Tereza me 13 vite.

Përfaqësuesit e presidencës e kanë konsideruar jo të ligjshme shtyrjen e afati,  pasi sipas tyre nuk pati konkurrim. Akuza këto që kanë marrë përgjigje nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Referuar shtimit të kohëzgjatjes me 13 vite të tjera shtesë më e gjatë se gjysma e afatit të vetë kontratës, e bën praktikisht të jemi me një koncesion të ri”, u shpreh Bledar Dervishaj këshilltari ligjor i presidentit Meta.

 

“Ju vetë jeni të qartë që ky nuk është koncesion i ri pasi nuk ka ndryshuar asnjë parim thelbësor i kësaj kontrate, është një negociatë e nisur në 2020 me shoqërinë koncesionare”, ju përgjigj Balluku.

Presidenca ka ngritur pyetje edhe për përfitimet që ka shteti nga zgjatja e kontratës.

“Kush ka qenë përfitimi i shtetit dhe i koncesionarit për shfrytëzimin e këtij aseti me koncesion?”, tha Dervishaj.

 

“Ka në bazën e tij krijimin e kushteve për shërbime më cilësore dhe uljen e çmimeve që është synim kryesor, të dyja janë akomoduar me ndryshmin e kontratës në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit”, pohoi Balluku.

Kompania private që bleu aksionet e aeroportit për 71 milionë euro ka pranuar që do të investojë 100 milionë euro dhe do të bëjë të mundur fluturimet trans-oqeanike, do rris sigurinë e aeroportit dhe ul çmimet për pasagjerët.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha