Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza' me 13 vjet! Paralajmëron zyrtarët e qeverisë: Ka edhe 26 prill, bëni kujdes

TIRANË- Presidenti vendit Ilir Meta ka kthyer ditën e sotme ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza', më 13 vite.

Gjatë një konference për shtyp, kreu i shteti argumentoi se ky ligj i Kuvendit është njëpartiak dhe në shkelje flagrante me Kushtetutën.

Sipas Metës ka qenë një ministre dhe një zv. ministër të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje në Kamëz me datën 26 janar, dhe se qeverisë ju desh vetëm një ditë që ta firmosë dhe t'ia propozojë Kuvendit për miratim.

Meta ngriti po ashtu disa pyetje për ministren e Financave, Anila Denaj dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për të cilat tha se nuk kanë bashkëpunuar në dhënien e ‘llogarisë’ për këtë procedurë.

Presidenti pyeti ministret se kur e hartuan brenda një dite të gjithë dokumentin dhe kur shkuan në Kamëz për ta firmosur.

Sipas Metës, ligji nuk ishte fare me procedurë të përshpejtuar por për qëllime të ‘errëta’ është bërë në këtë mënyrë nga qeveria dhe Kuvendi, larg syve të publikut si dhe është mbajtur e fshehtë.

Pas kësaj deklarate, Meta i bëri thirrje çdo zyrtari në Shqipëri që të tregojë kujdes maksimal, pasi ka edhe 26 prill, teksa shtoi se nuk do ta mbrojë dot as edhe një kartelë mjekësore, kur të vijë dita të japë llogari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Meta: Isha tek kushuriri im në Maliq të pi një gotë raki, i shkoi policia në shtëpi dhe i bëri kontroll pasi u largova unë (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së sotme për shtyp ka zbuluar se kushëririt të tij në Maliq, i ka shkuar policia natën në banesë për kontroll, dy ditë pasi ishin takuar së bashku.

 ‘Tani mund të detyrohem të dal më shumë në rrugë në bulevard se unë vete te kushëriri im në bashkinë e Maliqit në Korçë ku jeton të pi një gotë raki atje, dhe pas dy ditësh, ai ish ushtarak, njeri i nderuar jeton me zonjën e tij, i vete policia në shtëpi natën kontroll banese. Po pse? Se ti ke një çun në Amerikë ka bërë një video, me armë…

Unë kur të shkoj tani në Maliq do detyrohem të dal shëtitje me të se po ti shkoj prap në shtëpi atij apo një tjetri mund ti shkojë prap policia. Vajtëm bëmë aktivitetin në Durrës e bëri shoqata e Durrësit në bashkëpunim me bashkinë, u respektuan kushtet, nga 50 që kishte thënë Bashkia, s’kishte as 35 veta. Iku presidenti u mor kryetari i shoqatës e ju e dini sa janë pensionet e pensionistëve tanë edhe gjobë 50 milionë lekë.

Tani unë nuk kam ça bëj do shpëtoj popullin nga gjobitjet deri më 25 prill, unë tani do dal me qytetarët rrugë më rrugë, për ca do dal? Të gjithë të shkojnë të votojnë, e kanë për detyrë. Demokacia fillon e mbaron te vota. Fjalë janë thënë dhe në kohën e Enver Hoxhës, barcaletet e Shkodrës qarkullonin në gjithë Shqipërinë por fjalët kishin edhe dajakun. Askush s’ka pse të shqetësohet nga mesazhet e presidentit, Presidenti thotë vetëm gjëra të vërteta”.

Ora 14:17
Akuzat për rolin në Opozitë, Meta ‘i bën nder’ Ramës: Askush të mos votojë LSI-në, ta zhdukin nga faqja e dheut nëse promovon banditë (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar arsyet e takimeve me qytetarët. Sipas tij, këtë gjë e bën që të ftojnë qytetarët që të votojnë, e ndërsa u ndal edhe në akuzat se po mbron LSI-në.

"Unë aksion opozitar nga Presidenca, a mund t'i bëj një shërbim, meqënëse mendon se përkrah zonjën Kryemadhi që e ka bërë PS deputetja, do i them presidenti del për të ndërgjegjësuar që qytetarët të votojnë pa frikë, që të kuptojnë se kush ankohet dhe nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet, dhe e treta nëse mendon që LSI përfaqëson oligarkinë ta votojnë të gjithë kundër, nëse promovon bandidë  të inkriminuar, ta fshijnë nga faqja e dheut, nëse nxi shpopullimin e Shqipëri, të ngelet pa asnjë votë. Por që t'u thuash shqiptarëve që janë dele, jo, nëse ke drejtuar mirë populli do të votojë por nuk do të dëgjojë presidenti, por që të bëhemi Kore e Veriut, ua kam thënë që në 50 vjet ka pasur regjimin më brutal, tani ka përfunduar kjo histori", tha Meta.

Ora 14:08
Firmosja për zgjatjen e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza', Meta paralajmëron: Ka edhe 26 prill, të bëjë kujdes çdo zyrtar që shkel ligjin (VIDEO)

Presidenti i vendit, Ilir Meta tha se ka 25 prill, por ka edhe 26 prill, dhe se për të gjithë ato që shkelin ligjin nuk do të ketë rrethana lehtësuese dhe se do të përballen me drejtësinë.

Teksa po komentonte shkeljet për afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza”, dhe marrëveshjen e nënshkruar sipas tij brenda një ditë, Meta i bëri thirrje çdo zyrtari në Shqipëri që të tregojë kujdes maksimal.  

'Por mos harrojmë që ka edhe 26 prill për të gjithë këtë që firmosin kështu, se ndonjë që ka kartelë mjekësore do kërkojë rrethana lehtësuese. Se do thotë kam qenë i pa ndërgjegjshëm. Po ata që nuk kanë kartela mjekësore?! Ata do të kenë rrethana rënduese.

Po paralajmëroj sot çdo zyrtar në Republikën e Shqipërisë, të ketë kujdes në respektimin e ligjit dhe Kushtetutës. Nesër nuk do të thotë askush që nuk e dija, që më detyruan, që më tha ky, më tha ai. Nuk mund të degradojë më shteti ynë në këtë situatë, që për të dalë 3 borëpastruese duheshin ditë të tëra, të ngrihej media, ama për kontratën, ligjin e të tëra për një ditë u bënë të tëra', tha kreu i shtetit

Ora 14:00
Meta zbulon se pse udhëton natën: Buçasin sirenat dhe nuk dua të shqetësoj qytetarët (VIDEO)

Presidenti Illir Meta gjatë një deklarate për mediat tha me ironi se ai lëviz natën, pasi nuk do që sirenat që buçasin në rrugë mos të shqetësojnë qytetarët.

'Në 25 prill populli i Shqipërisë do të votojë për të rithemeluar pluralizmin politik dhe për të vendosur rendin kushtetues që është tronditur në kushte skandaloze. Iku koha kur duartrokisnim ne kur dëgjonim parrudha; ‘bravo Shqipëri socialiste’. Jemi në kohën kur për mua kanë dy gjëra rëndësi; shqiptarët të jenë të kujdesshëm të ruajnë distancë, dhe tjetra fuqia e tyre është fjala e tyre. Fuqia e tyre është 25 prilli. Ndaj them Referendum! Që mos të ndodhin gjëra të tilla. 7 ditë për të ardhur një shkresë se kërkon presidenti sqarim! Këtu nuk është thjesht se u bë një kanal vaditës. Ama për të vajtur në Kamëz, le të vijnë me mua, dhe po e hapën ato rrugën për më shpejt se 30 minuta është e pamundur. Unë udhëtoj natën, sepse ditën buçasim sirenat dhe nuk dua të shqetësoj qytetarët. Mos harrojnë se ka edhe 26 prill, ndonjë që ka kartelë mjeksore do të kërkojë rrethana lehtësuese.'- tha Meta.

Ora 13:45
Meta: Një ministër dhe zv.ministër shkuan në Kamëz dhe zgjatën kontratën koncesionare për aeroportin 'Nënë Tereza', procedura e ndjekur anti-Kushtetuese (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediet tha se Kuvendi ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, për sa i përket zgjatjes së koncesionit për aeroportin 'Nënë Tereza', me 13 vite afatin. Meta tha se një ministër dhe një zëvendës ministër kanë shkuar në Kamëz dhe kanë nënshkruar një marrëveshje sipas Metës anti-kushtetuese dhe me procedurë të përshpejtuar.

'Kuvendi ka ndryshuar marrëveshjen e koncensionit të Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza. Ky ligj ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në qeverinë dhe në kuvendin tonë një partiak. Ky ligj është në kundërshtim me rregullat dhe interesat e shtetit shqiptar, prandaj edhe kontrata shtesë e koncensionarit është mbajtur e fshehtë. Kjo është skandaloze dhe antiligjore.

Është shtesë arbitrare në dëm të interesave të qytetarëve. Kjo kontrate e fshehtë koncesionare është fshehur dhe është mbajtur larg syve të publikut. Fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure antiligjore, sepse çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka të drejtë që të di.

Po bëj publike disa elementë të kësaj marrëveshje: Ligji kaloi në 27 janar 2021 në Kuvend nga Qeveria dhe po në atë datë e ka futur Konferenca e Kryetarëve edhe pse nuk u kërkua procedurë e përshpejtuar. Marrëveshja u nënshkrua në Kamëz në 26 janar. Qeverisë iu desh vetëm një ditë që ta firmosë e propozojë Kuvendit për miratim. Ndërkohë që Kuvendi e ka shqyrtuar në komisione në 4 shkurt dhe miratuar në Kuvend në 8 shkurt. Gjithçka u bë pa asnjë lloj gare.

Ky është bërë në kundërshtim me çdo rregull dhe procedurë. Është shumë e qartë se me çfarë urgjence ka vepruar qeveria dhe Kuvendi. Kjo marrëveshje e bërë më kaq nxitim zgjat pa asnjë lloj gare me 13 vite afatin e koncesionit të Rinasit që duhet të përfundonte pas 6 vitesh. Qeveria pa asnjë lloj konkurrimi i ka shtuar 13 vite tjera dhe përfundon deri në 2040. Është bërë pa garë dhe pa pritur afatin e përfundimit dhe janë shkelur parimet kushtetuese, dhe në kundërshtim me vetë kushtet e marrëveshjes të lidhur në vitin 2004. Zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë brenda një afati rekord duke dhunuar të gjitha kushtet ligjore. Nuk merr parasysh interesin e qytetarëve. Zgjatja është bërë pa një analizë shteruese, mbi shoqërinë që ka blerë aksionet.

Absurde është fakti që dy qeveritarë zgjedhin që ta hartojnë dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen ne bashkinë Kamëz, tek një noter. Një ministër dhe një zv.ministër nuk kanë përtuar që të shkojnë në bashkinë Kamëz, në datën 27 janar.

Po i drejtohem ministres së Ekonomisë: Kur e keni zhvilluar marrëveshjen koncesionare? Kur e keni konsultuar këtë draft të konsultuar dhe me ministritë e linjës? Kur shkuat dhe e nënshkruat në Kamëz? Kur e përgatitët dosjen për ta përcjellë në Këshillin e ministrave për shqyrtim? Pse dy standarde?'- tha Meta.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taypi: 24/02/2021 19:22

    Po ik or hajdut ordiner.. Ti duhet te ishe me burgim Te perjetshem.. Mos ki merak se po te vjen laku ne gryke.. Prandaj leh si qente e rugeve.

    Përgjigju
  • Mondi: 24/02/2021 18:50

    Ky ka rrjedhur por po ndenji akoma do na shkalloje dhe ne te gjitheve.zot me mire ta kishe marre se sa I more trute e kokes per te zezen e tij se neve te na rruaj k**et

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë