Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

29 Mars, 10:42

Ka nisur me tensione mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, për zgjedhjen e kryetarit të ri. Banorët me thirrje në greqisht, kanë kundërshtuar prezencën e prefektit të Vlorës Vangjel Tavon si dhe drejtuesin e PS-së Blendi Klosit.

Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.