Zgjedhjet 2021, Kulluri: Nëse PD vendos të djegë sërish mandatet, unë do t'i mbështes

23 Shtator 2020, 23:04 | Përditesimi i fundit: 2020-09-23 23:04:56

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, një prej kritikëve të Lulzim Bashës është shprehur në emisionin Repolitix mbrëmjen e sotme se do të jetë në mbështetje të opozitës nëse ata vendosin sërish për djegien e mandateve.

Ai tha se e vetmja mënyrë për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme është zhbllokimi i mekanizmit për mbylljen e listave dhe heqja e pragut 3%.