Zgjedhjet e 14 majit, 28 çështje në Prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore, 3 çështje i kalojnë SPAK! Në pranga 6 persona, nën hetim 25 të tjerë

19 Maj 2023, 10:18 | Përditesimi i fundit: 2023-05-19 17:14:26

Pas zgjedhjeve të 14 majit, Prokuroritë e rretheve kanë nisur hetimet për 28 çështje të lidhura me vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Për kompetencë hetimi, 3 çështje i kanë kaluar SPAK, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.