Zgjedhjet e 14 majit, 5500 policë për garantimin e procesit! Patrullat e trajnuara nga OSBE dhe KQZ do të vendosen pranë QV-ve dhe KZAZ-ve

10 Maj 2023, 15:16

Plani i masave të policisë së shtetit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 14 majit përfshin angazhimin e 5500 policëve. Ata do të kenë detyra për qëndrim në distancë pranë qendrave të votimit dhe KZAZ-ve për të shmangur çdo incident, dhe do të angazhohen për transportimin e materialeve zgjedhore.