Zgjedhjet e 14 majit/ Sako takim me banorët në Rrashbull: Forcën më të madhe e kemi ballafaqimin me njerëzit! Na duhet mbështetja juaj për vijimësinë e punëve

24 Prill 2023, 09:18 | Përditesimi i fundit: 2023-04-24 15:20:05

“Rruga “Valbona”, është premtimi ynë i mbajtur për njësinë administrative Rrashbull, ndërkohë që vazhdojmë me investime të tjera për mandatin e ardhshëm”. Kështu është shprehur kryebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë Durrës në takimin me banorët e zonës. 

Asfaltimi i kësaj rruge lehtëson qarkullimin e mjeteve dhe i shërben të gjithë banorëve. Pas përfundimit të investimeve në rrjetin elektrik dhe atë të ujësjellësit, puna do të fokusohet në rehabilitimin e infrastrukturës, në ndërtimin e terreneve sportive, qendrën e re shëndetësore si dhe në një sërë investimesh të tjera me qëllim trasnformimin rrënjësor të kësaj zonë.