Zgjedhjet e 25 prillit, Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit politikë në qarqe

2 Mars 2021, 09:12 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 09:15:17

Këtë të martë kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS.

Kjo është një mbledhje rutinë që zhvillohet çdo fillim jave mes kryeministrit dhe drejtuesëve politikë, por për shkak se ditën e djeshme Rama ishte në Bruksel në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit, mbledhja është zhvendosur për ditën e sotme.

Në fokus të diskutimeve mes tyre është vijimësia e fushatës elektorale, ndërsa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

Nga Brukseli, Rama ka mbajtur dhe një konferencë me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell të cilët thanë se Shqipëria ka plotësuar çdo kusht dhe është gati për konferencën e parë ndërqeveritare.