Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis votimi në Bashkinë e Beratit

9 Nëntor, 07:25 | Përditesimi: 9 Nëntor, 18:25

Në bashkinë e Beratit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në këtë bashki janë 116 Qendra Votimi dhe 79.323 qytetarë me të drejtë vote.

Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo u zgjodh deputet, ndërsa për të marrë drejtimin e Bashkisë janë në garë Ervin Ceca (PS) dhe Pavllo Shkarpa (i pavarur, i mbështetur nga PD). Berati është një bashki që tradicionalisht është udhëhequr nga socialistët dhe prej 2019-ës në krye të saj qëndronte Demo.

r.k./Shqiptarja.com