Sali Berisha thotë se do bëjnë gjithçka që në zgjedhjet lokale të vitit 2023 do të dalin me një kandidat të vetëm.
“Ju ftoj të angazhohemi në këtë betejë, në protesta të fuqishme. Nuk mund të na pengojnë në zgjedhjet lokale, ku do ecim si një opozitë e bashkuar me një kandidat. Do të bëjmë gjithçka që të dalim me një kandidat. Do bëjmë protesta të fuqishme se përndryshe do të kemi rrënim, rrënim dhe vetëm rrënim”- tha ai.