Zgjedhjet/ Mbyllen aplikimet për diasporën, 232 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar më 11 maj! Rreth 42 mijë të refuzuar, 19 mijë kërkesa ende në shqyrtim

5 Mars 2025, 11:30 | Përditesimi: 5 Mars 2025, 11:30

Në mesnatë u mbyll regjistrimi për diasporën. 232,613 zgjedhësve  u është aprovuar kërkesa për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. 42,235 janë refuzuar dhe rreth 20 mijë kërkesa janë në shqyrtim nga KQZ dhe marrin përgjigje brenda 5 ditëve. Lista me emrat e votuesve nga jashtë publikohet më 9 mars dhe posta për zgjedhjet do jetë falas.

r.k./Shqiptarja.com