'Zgjedhjet' me 1 kandidat të 23 majit, PD nis në heshtje fushatën! Report Tv siguron udhëzimin: Berisha përfaqësues të vetin në çdo Komision votimi e numërimi

16 Maj, 22:12 | Përditesimi: 16 Maj, 22:12

Në udhëzimin e PD-së për 'zgjedhjet' e brendshme të 23 majit për kreun e kësaj force politike, parashikohet që Sali Berisha të këtë përfaqësues të vetin në çdo Komision (Votimi dhe Numërimi). Megjithëse i vetëm në garë, Berisha duket se i trembet 'vjedhjes' së votave dhe ka kërkuar siguri maksimale gjatë procesit.

E.H/Shqiptarja.com