Zgjedhjet në 14 maj/ Policia: 5511 efektivë në terren! 305 makina civile do qarkullojnë në terren! 57 objekte të sigurisë së lartë do ruhen nga forcat ‘Komando’

12 Maj 2023, 10:58 | Përditesimi i fundit: 2023-05-12 14:53:47

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje lidhur me procesin zgjedhor.

"Në vijim, u hartuan, u miratuan dhe u zbatuan urdhrat për planifikimin dhe organizimin e trajnimeve për punonjësit e Policisë, në strukturat e ngarkuara me përgjegjësi për këtë proces. Në këtë kuadër janë trajnuar 7530 punonjës policie, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor, sipas niveleve të menaxhimit policor, që nga niveli bazë i veprimit policor.   Janë kryer përllogaritjet e numrit të punonjësve të Policisë dhe nevojave të tyre për pajisje, automjete dhe shërbime të tjera logjistike, që do të angazhohen për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve.