Zgjedhjet në futboll, FSHF nuk ndalet, manipulon procesin dhe në Fier! Zgjidhet kryetar njeriu i Dukës! Shoqata Rajonale: Veprime absolutisht të pavlefshme

27 Janar 2022, 14:10

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ndalet. Edhe pse anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Fierit kërkuan të ndalej manipulimi i procesit zgjedhor për kryetar dhe të delegatëve, është zhvilluar procesi dhe kanë votuar 23 persona të pa konfirmuar nga vetë shoqata. Pas përfundimit të votimit njeriu i Dukës Iljaz Haxhiaj është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Dutbollit në Fier.