Zgjedhjet në Rrogozhinë, pritet numërimi i votave! Si paraqitet situata në ambientet e KZAZ 43, ja politikanët e pranishëm

23 Korrik 2023, 23:21

Teksa pritet që të nisë procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë Rrogozhinë, politikanë e kandidati i çiftit Berisha-Meta ndodhet jashtë ambienteve të KZAZ-së. Gjithashtu jashtë ambientit rrethues të shkollës gjendet Flamur Noka, Genc Strazimiri e vetë Shkëlqim Hoxha. Procesi i numërimit pritet të nisë nga momenti në moment, aktualisht janë 5 grupe që po bëhen gati për të nisur procesin. 54 kutitë e votimit ndodhen në KZAZ 43, tek to nuk u gjend asnjë parregullsi. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku bën me dije se nëse procesi ecën pa problematika rezultati mund të dalë sot, ose në orët e para të mëngjesit.