Zgjedhjet në SHBA, Pjesëmarrje e ulët në disa shtete, Trump i sigurt për fitoren! Biden optimist

3 Nëntor 2020, 18:44 | Përditesimi i fundit: 2020-11-03 18:50:00

TIRANËZgjedhjet në Amerikë do të vijnë nëpërmjet ekranit të Report Tv në një transmetim maratonë! Të ftuar të ndryshëm në studio, por edhe lidhje live me Skype nga Amerika do t'i japin një panoramë më të plotë të asaj se çfarë po ndodhë në SHBA, në një ditë kaq të rëndësishme jo vetëm për amerikanët, por edhe për mbarë botën.

Analiza, parashikime, qëndrime pro dhe kundër do të vijnë për shqiptarët nëpërmjet ekranit të Report TV që do të nisë me hapësirën 'live' në orën 11:00 për të vijuar deri në mesnatë. Gjithashtu edhe për lexuesit online, Shqiptarja.com do ju sjellë informacionet më të fundit minutë pas minute, të plotësuar me foto dhe video, gjithçka në kohë reale.A do të marrë Donald Trump një mandat të dytë apo Amerika do të ketë një president të ri? A do fitojë Joe Biden? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera mund t'i ndiqni në Report Tv dhe Shqiptarja.com.  Gjithashtu ju mund të jepni edhe mendimin tuaj, duke votuar në sondazhin e Shqiptarja.com.