Zgjedhjet në SHBA, Republikanët mes etheve të presidenciale 2024, Trump frikësohet nga fitorja e De Santis

11 Nëntor 2022, 15:24

Akoma pa u mbyllur numërimi i votave për zgjedhjet e Kongresit, republikanët amerikanë po mendojnë për presidencialet e 2024-ës. Krahas Donald Trump që nuk e ka fshehur ambicien për të kandiduar për një mandat të dytë presidencial, një tjetër republikan ka kthyer shikimin nga Shtëpia e Bardhë. Bëhet fjalë për Guvernatorin e Floridas, Ron De Santis. Ai siguroi mandatin e dytë me një diferencë gati 20% ndaj rivalit demokrat, në zgjedhjet për guvernator të zhvilluara të martën.