Zgjedhjet në universitetin e Shkodrës, Tonin Gjuraj: Është cenuar integriteti i garës, më është refuzuar kërkesa për vëzhgues nga jashtë

21 Qershor, 13:26

Zgjedhjet për drejtues të ri po zhvillohen edhe në Universitetin e Shkodrës ditën e sotme, ku 3 kandidatë në garë janë, Rajmonda Këçira, Tonin Gjuraj, Nertila Ljarja.

Në një prononcim për media, kandidati Tonin Gjuraj pas votimit ka hedhur akuza se procesi ka parregullsi, ndërsa theksoi se është cenuar integriteti i garës në këto zgjedhje