Zgjedhjet vendore, ekspertja Meta për Report Tv: Klima politike e tensionuar! Liderët politikë t’i lënë kandidatëve hapësirë për të bërë fushatë

29 Prill 2023, 18:53

Ekspertja e zgjedhjeve, Gerta Meta foli në Report Tv për raportin paraprak të OSBE-ODHIRIT për fushatën zgjedhore të 14 majit. Njëjtë si në raport, Meta thotë se klima politike është e tensionuar.

 Me gazetarin Nertil Agalliu, ajo tha se liderët kryesorë po përdorin një gjuhë të ngarkuar politikisht, që sipas saj po zbrazin mes njëri-tjetrit inatet e vjetra politike. Meta u shpreh se duhen inkurajuar tone të moderuara dhe një vetëpërmbajtje e sjelljes së partive politike.