Zgjedhjet vendore, KQZ ‘nxjerr jashtë loje’ PD-në! Miraton anëtarët e PS, PL dhe PSD për KZAZ-të! ‘Lufta’ i lë demokratët jashtë rendit të ditës

8 Shkurt 2023, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2023-02-08 14:52:28

Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Në listën e çështjeve që do të shqyrtohen vihet re se Partia Demokratike është lënë jashtë, pavarësisht se në 29 janar, grupi i Alibeajt me firmë të Gazment Bardhit, ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.