Zgjedhjet vendore të 2019-s shqyrtohen sot në Gjykatën Kushtetuese! Rrëzohen kërkesat e qeverisë për pushim ose pezullim të gjykimit! 'Legjitimohet' Voltana Ademi

23 Qershor 2021, 16:58 | Përditesimi i fundit: 2021-06-23 18:02:52

TIRANË-Gjykata Kushtetuese zhvillon sot, seancën e parë në lidhje me padinë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019. Seanca ka nisur sot në orën 10:00. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare po bëhet pa praninë e publikut.

Këshilli i Ministrave kërkoi që të ketë pezullim të çështjes pasi nuk ka aket për legjitimim palësh, pasi s'ka kopje të statutit të shoqatës së bashkisë në emër të të cilës Voltana Ademi ka bërë kërkesë, dhe që tashmë nuk është kryetare. Sipas juristes së qeverisë, Elira Kokona, këto janë thelbësore për vijimin e gjykimit. Nëse nga aktet e shoqatës rezulton se s'kanë firmosur organet dhe znj. Ademi s'ka tagër dhe legjitimim. Për këto kërkohet pezullim i gjykimit deri sa Gjykata e Tiranës të marrë një vendim për organet drejtuese. Kërkesa tjetër e Këshillit të Ministrave ishte që të pushohet çështja pasi sipas tyre gjykata Kushtetuese nuk është kompetente në këtë çështje. Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i Voltana Ademit, Jordan Daci,u shpreh se janë dorëzuar në Gjykatë edhe statuti, edhe akti i themelit e gjithçka nga Gjykata e Tiranës. Sipas tij s'ka çështje tjetër pasi vetë Gjykata e Tiranës  ka kthyer aktet për pretendimet e të tjerëve