'Zgjedhorja' / Kryeministri Edi Rama takon sot opozitën parlamentare! Ja çfarë kërkon

7 Korrik 2020, 15:43

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot takimin e dytë me përfaqësues të opozitës parlamentare. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se takimi do të zhvillohet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Por cfarë kërkon opozita parlamentare? Tre janë kërkesat e tyre; hapja e listave, vendosja e pragut 5% dhe ndalimi i koalicioneve. Përfaqësuesi socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri paralajmëroi pak ditë më parë se për të votuar draftin e 5 qershorit "Nëse nuk gjejmë votat, mund të bëjmë kompromis me opozitën parlamentare mbase edhe për hapjen e listave" tha ai.

    No videos found.