Gjiknuri: Nëse nuk gjejmë votat për 'Zgjedhoren', kompromis me opozitën parlamentare mbase edhe për hapjen e listave (Njofton largimin e drejtorit të 6-të të Kadastrës Vlorë)

TIRANE-Përfaqësuesi i PS-së për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri nga Vlora paralajmëroi se mund të ndryshohet sistemi zgjedhor dhe në 2021 përpara elektoratit të shkohet me lista të hapura. Nëse nuk gjenden votat për të kaluar draftin e Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se do të mundohemi të bëjmë kompromise me opozitën parlamentare, përfshirë mbase edhe hapjen e listave. "Nuk përjashtoj mundësinë e listave të hapura nëse ne nuk gjejmë dot votat për të kaluar Kodin, natyrshëm që do të mundohemi të bëjmë kompromise me ta, përfshirë mbase edhe hapjen e listave, por është shumë shpejt për të folur. Por nëse nuk sigurojmë votat, është natyrshëm që duhet një kompromis, ose nuk do të kemi ligj zgjedhor.

Listat e hapura, nëse hapen me mënyrën që kërkon opozita, menaxhimi i numërimi i votave do të bëhet i vështirë, do të kërkojë ndërhyrje të tjera, në thjeshtimin e listave që paraqiten nga koalicionet. Opozita gjithmonë e ka kërkuar hapjen e listave, ne nuk kemi thënë se jemi kundër, por do konsensus më të gjerë, por me qëllim që Shqipëria të bëjë zgjedhje duhet të kalojë kodi, se sot nuk kemi kod. Mos më kërkoni të them se kush është përfundimi, pasi është një rrugë që sapo ka filluar dhe një betejë që nuk dihet si do të përfundojë" tha ai.

Me arritjen e marrëveshjes me PD-në për draftin e ri të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri thotë se alibia e tyre ra, ndërsa u rikthyen me këmbë në tokë duke pritur datën e zgjedhje. "Për ne më e rëndësishme ishte të kishim një marrëveshje me opozitën për të hequr cdo alibi të tyre për zgjedhjet që do të vijnë. Beteja tjetër është në Kuvend, pasi politika është tre polare, nga njëra anë është një opozitë jo parlamentare dhe një në parlament që ka votat, ne nuk i kemi 84 votat, dhe jemi të detyruar të negociojmë, të ushtrojmë trysninë e duhur dhe të akomodojmë ndonjë interes të tyre pa cenuar thelbin e marrëveshjes me PD-në, pasi PS-ja është parti serioze nuk mund t'u shmanget detyrimeve, pasi janë bërë publike, karshi ndërkombëtarëve. Por është një proces i vështirë që nuk mund ta parashikoj, nuk mund ta paragjykoj, ne do të luftojmë deri në fund për të bërë votat për këtë kod, në të kundërt natyrshëm do kompromis politik të një natyre që nuk mund ta them dot tani. Vetë PD-ja ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme, pasi kërkoi kohë për implementimin e teknologjisë së identifikimit biometrik dhe nëse kërkon zgjedhje të parakohshme ajo teknologji nuk do të bëhet fare. Besoj se zgjedhjet e parakohshme kanë qenë alibi politike. Ata kanë ardhur me këmbë në tokë dhe po presin ditën e zgjedhjeve, tani e afruam se e sollëm në maj" tha ai.

Një sqarim, Gjiknuri e bëri edhe për votën e emigrantëve, që theksoi se mund të bëhet që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. "Vota e emigrantëve është sanksionuar në Kod, por një emigrant që të votojë duhet të regjistrohet në një adresë, duke deklaruar adresën në vendin ku banon. Pra nëse një qytetar vlonjat banon në Itali, ti duhet të aplikosh në sistem, të deklarosh adresën, të regjistrohesh në regjistrin e gjendjes civile te adresa e emigrantëve, emri jot do të hiqet nga lista e gjendjes civile shqiptare dhe pasi të dalë kjo listë, ke një kërkesë të dytë që i kërkon KQZ që të ushtrosh të drejtën për votë. Më pas zarfi si çohet, si administrohet do të rregullohen me akte nënligjore të KQZ. Por që të regjistrohesh nuk është automatike duhet të shkosh ti në konsullatë të deklarosh adresën tënde të bëhet verifikimi dhe do të hiqet adresa nga gjendja civile në Vlorë, por do ta kesh në Itali. Nëse ata që kanë mundësi të aplikojnë tani, kanë dëshirë, të deklarojnë adresën, të verifikohet, futesh te lista e re e zgjedhësve emigrantë, më pas bën kërkesën për të votuar, të çohet zarfi, etj".

Damian Gjiknuri paralajmëroi edhe largimin e drejtorit të gjashtë brenda nëntë muajve në Kadastrën e Vlorës. Ai tha në Vlorë ka presione për pronat, por shteti nuk mund të ulë kokën. "Do të bëjmë një ndërhyrje shumë të shpejtë në zyrën e Kadastrës, ka qenë një problem shumë serioz, e kam ngritur shqetësim dhe nga biseda që kam bërë me kryeministrin atje shumë shpejt do të vendosim drejtues të ri, sepse ka shumë ankesa. Drejtuesi do të jetë nga Vlora, nuk ka qenë normale që vijnë njerëzit nga Tirana. Drejtori kur vihet nuk e ka me tapi, nëse shkel ligjin do të largohet, këta që vihen të dihet që të bëjnë detyrën të jenë të kontrolluar nga strukturat dhe qytetarët. E di që në Vlorë ka presione për pronat, por shteti nuk mund të ulë kokën përpara presioneve të paligjshme".

Në fund, Gjiknuri 'thumboi' PD-së lidhur me organizimin e strukturave të partisë. "PS ka organizim ndryshe nga disa parti të tjera të opozitë që mblidhen vetëm kur vjen fushata dhe thonë se na vjen pushteti me frymë. Fushata këtë radhë ka vështirësitë e saj se jemi në vitin e 8 të pushtetit, por në Vlorë kemi krenari se kemi bërë shumë gjëra. Unë dua të them, se pavarësisht se jam këtu, mund ta mbaroj edhe karrierën time politike, por asnjë qeveri tjetër nuk ka bërë më shumë se qeveria e Edi Ramës në Vlorë, prandaj kërkojmë të na mbështesin. Vlonjatët janë pragmatistë, kush e respekton njëherë ta kthen dy herë" përfundoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 05/07/2020 09:10

    Hapi o gjiknur listat i gjithe populli i do,,nuk ka asgje te keqe,,edhe PS FITON PIKE NE ELEKTORAT,,,,

    Përgjigju
  • Jurist: 04/07/2020 19:47

    Kadastra e Vlores si tender i hapur. Kush ka nje prone te paligjshme per ta regjistruar, ta gjeje vete drejtorin tja firmos , vula eshte e shtetit. Fiton oferta me e shtrenjte.

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/07/2020 18:29

    Shum te "thjeshte" e keni bere ceshtjen e votes per enigrantet,as vete nuk dini ca tonight,vaj vatani, e mjre milioti...

    Përgjigju
  • Po po: 04/07/2020 16:38

    Shih si bo kot ky, me nentekst sikur PD nuk do qe te happen listat. Po ky e Di qe I ka votat, Po do edhe me e votu, Edhe me Dale I mire

    Përgjigju
    • Ahmet: 04/07/2020 23:43

      Sa mire qe jep zgjidhje per gjithshka, per çfare t'a pyesesh, e kane parim rilindje (poliglot)! Po si jemi pa kod zgjedhor ohhh i ziu t'i ? Sa mire kujtohet per numer votash, po per çfare te duhen? T'i s'ke parlament ohhhh i ziu t'i? Nese ke parlament/ kuvend dhe e njeh me 120 deputete atehere shume e thjeshte numri i votave do referoje mbi kete numer maksimal dhe u zgjidh!!! A qe shkel ligjin nuk largohet por duhet te jape llogari dhe te mbaje pergjegjesi sipas rastit disiplinore, administrative, civile dhe pse jo edhe penale (nese), ndersa per shokun "shul" ai qe shkel ligjin (me lejen e rilindasit) largohet (duke e ngritur ne detyre)! Çe pyet!!!! Mjer ky vend nga kush dirigjohet!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja