‘Zgjedhorja’ me hap breshke, të ‘vegjlit’ bëjnë propozime të ndarë! Mediu kërkon lista të hapura dhe rikthimin e koalicioneve

21 Nëntor 2022, 15:27 | Përditesimi i fundit: 2022-11-21 15:27:41

Në një kohë kur komisioni për reformën zgjedhore po ecën ngadalë, të vegjlit kanë nisur propozimet e tyre për Kodin e ri Zgjedhor. Fatmir Mediu, përmes një projekt-ligji të depozituar në Kuvend kërkon rikthimin e koalicioneve dhe hapjen e plotë të listave.