Zgjerimi i Autostradës Tiranë-Durrës, 170 mln euro në total! Hapen 2 tenderë, 32.4 mln euro për zgjerimin nga Kamza në Sukth, nis rehabiliteti i Kombinat-Ndroq-Plepa

4 Prill, 22:46

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy tendera me vlerë 32.4 milionë euro, për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Punimet pritet të nisin brenda këtij viti dhe do të përfundojnë deri në vitin 2027. Dy tenderat janë hapur vetëm për pjesën nga Kamza në Sukth, ndërkohë që i gjithë zgjerimi do të kushtojë 170 milionë euro.