Zgjidhet ngërçi, pas 3 refuzimeve, socialistët pranojnë kandidaturën e Metës në krye të KLSH-së, Shehu: Do bëj transparencë

23 Qershor 2020, 16:45

TIRANE-Komisioni i Ekonomisë miratoi paraditen e sotme propozimin e presidentit të Republikës Ilir Meta për Arben Shehun në krye të KLSH-së. Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi u shpreh se shërbimet e Kuvendit kanë dalë në përfundimin se kandidati për KLSH i përmbush kriteret.

"Kandidati ka eksperiencë pune, ka gradë shkencore doktor. Shehu ka plotësuar formularin e deklarimit, dhe deklaron se nuk ka pengesë gjyqësore për postin e KLSH, dhe shmang çdo dispozitë papajtueshmërie. Rezulton se përmbush kriteret ku kërkohet që gjatë drejtimit të KLSH nuk mund të jetë anëtar i kuvendit apo forcave politike. Shërbimet e Monitorimit në Kuvend kanë vlerësuar se Shehu përmbush standardet e drejtimit të KLSH-së" tha ajo.