Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, nesër rinis punën Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi

22 Prill, 11:36 | Përditesimi i fundit: 2024-04-22 14:33:11

Pas 4 mbledhjesh të dështuara, Komisioni Hetimor i Shëndetësisë do të rimblidhet nesër. Palët duket se kanë gjetur dakordësinë për t’u kthyer në tryezën e komisionit, pas bojkotimit që PS i bëri me argumentin se kryetarja Albana Vokshi e ka kthyer në komision hetimor partiak dhe se vendimet për mbledhjet I merr në mënyrë të njëanshme