Zhbëhet PD në Korçë, jep dorëheqjen kreu i partisë, sekretari dhe 13 anëtarë të Kryesisë: Lidershipi po e kthen partinë në klienteliste për interesa personale

27 Korrik 2021, 12:07 | Përditesimi: 27 Korrik 2021, 16:04

Dega e Korçës trondit PD. Dorëhiqen në grup kryetari, Andrea Mano, sekretari i përgjithshëm dhe 13 anëtarë të kryesisë, të cilët akuzojnë Bashën se e drejton partinë me arrogancë e klientelizëm dhe po e përdor atë për interesat e veta duke hedhur poshtë sakrificat e anëtarësisë në këtë opozitë të vështirë.

KT/Shqiptarja.com